STUDIM KRAHASUES

Page 33

Potencial transformues i rinisë në proceset e integrimit në BE dhe Ballkani Perëndimor pas pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19

ANEKS II - UDHËZUESI PËR INTERVISTË HYRJE

‱ ‱ ‱

Shpjegimi i parimit të diskutimit në fokus grup dhe pritjet nga pjesëmarrësit Garancitë e anonimitetit, Pjesëmarrësit prezentohen shkurtimisht lidhur me moshën, interesin, aktivizmin/sfondin dhe përvojën në NGO, vendin e origjinës....

PJESËMARRJE - E PËRGJITHSHME

‱ ‱ ‱ ‱ ‱ ‱

Si e kuptoni ”pjesĂ«marrjen e tĂ« rinjve“? Si do ta pĂ«rcaktonit atĂ«? Si do t’ia pĂ«rshkruanit atĂ« njĂ« fĂ«mijĂ« 10-vjeçar? E ”procesi konsultues“? Si do ta pĂ«rcaktonit atĂ«? PĂ«rsĂ«ri, si do t’ia pĂ«rshkruajshit atĂ« njĂ« fĂ«misĂ« 10-vjeçar? ”Procesi i vendim-marrjes”? Shpjegoni prap sa mĂ« shkurt dhe thjesht tĂ« jetĂ« e mundur. Kur thoni ”rinia“, kĂ« keni nĂ« mendje? TĂ« gjithĂ« tĂ« rinjtĂ«, apo disa tĂ« rinj tĂ« veçantĂ«? Imagjinoni njĂ« person qĂ« mund tĂ« pĂ«rfaqĂ«sojĂ« ”rininĂ«â€œ - Ă«shtĂ« ajo apo ai? SaktĂ«sisht sa vjeç Ă«shtĂ« ai? Ku jeton ai? Si ndihet ai? Cilat janĂ« interesat e tij/ saj? Aspiratat? FrikĂ«? A Ă«shtĂ« i interesuar pĂ«r komunitetin e tij/saj lokal/shtet/shoqĂ«ri? NĂ« pĂ«rgjithĂ«si, sa tĂ« gatshĂ«m janĂ« tĂ« rinjtĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« proceset konsultuese/ procese tĂ« vendim-marrjes? Cilat janĂ« sipas teje temat/fushat nĂ« tĂ« cilat duhet tĂ« marrin pjesĂ« tĂ« rinjtĂ«? A ka tema tĂ« caktuara tĂ« cilat nuk duhet ti interesojnĂ« tĂ« rinjve? Cila Ă«shtĂ« pĂ«rvoja juaj me kĂ«to tema - pĂ«r tĂ« cilat tĂ« rinjtĂ« janĂ« mĂ« tĂ« interesuar dhe pĂ«r tĂ« cilat mĂ« pak? Pse mendoni se kjo Ă«shtĂ« ashtu? ÇfarĂ« i motivon ata? A kanĂ« ndryshuar kĂ«to tema (dominuese) gjatĂ« viteve? Pse mendoni se kjo Ă«shtĂ« ashtu?

PJESËMARRJE - MJETET DHE FORMAT

‱ Kur flasim pĂ«r pjesĂ«marrje - cilat janĂ« format e pjesĂ«marrjeve tĂ« tĂ« rinjve? A janĂ« ato institucionale apo joformale? Sipas mendimit tuaj cilĂ«t janĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«? Pse? A ka rrethana kur ajo joformale Ă«shtĂ« mĂ« mirĂ« se institucionale? Dhe anasjelltas? Ju lutem shpjegoni. ‱ Si duket pjesĂ«marrja e tĂ« rinjve? Cilat forma tĂ« pjesĂ«marrjeve tĂ« tĂ« rinjve i keni tĂ« njohur? A mund tĂ« pĂ«rshkruani çfarĂ«do mĂ« detajisht? Dhe si do t’i notoni format e ndryshme, tĂ« cilĂ«t mundĂ«sojnĂ« pjesĂ«marrje mĂ« tĂ« madhe se tĂ« tjerĂ«t? Pse mendoni se kjo Ă«shtĂ« ashtu? ‱ ÇfarĂ« i bĂ«n ata pjesĂ«marrĂ«s? A Ă«shtĂ« ajo e mirĂ« apo e keqe? PĂ«rse mendoni ashtu? ‱ ÇfarĂ« mjetesh kanĂ« tĂ« rinjtĂ« nĂ« disponim pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« proceset e konsultimit? Sipas mendimit tuaj cilĂ«t janĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«? Pse? ÇfarĂ« e bĂ«n njĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« se tjetri? ‱ Si do tĂ« dukej njĂ« mjet dhe/ose mekanizĂ«m perfekt pĂ«r pjesĂ«marrjen e tĂ« rinjve? ÇfarĂ« e bĂ«n atĂ« tĂ« pĂ«rsosur? Ju lutem pĂ«rshkruani atĂ«. A ka disa mjete/mekanizma tĂ« mirĂ« qĂ« janĂ« pĂ«rdorur mĂ« parĂ« por nuk pĂ«rdoren mĂ«? (NĂ«se pĂ«rgjigjja Ă«shtĂ« po) Pse janĂ« tĂ« mirĂ«? Pse mendoni se nuk pĂ«rdoren mĂ«? ‱ (NĂ«se askush nuk pĂ«rmend) Cilat janĂ« tĂ« mirat dhe tĂ« kĂ«qijat e mjeteve tĂ« internetit pĂ«r pjesĂ«marrjen e tĂ« rinjve? Me tĂ« cilat jeni njohur? Cilat i doni mĂ« shume, dhe cilat nuk i doni? Pse? A mund tĂ« jepni disa shembuj? Si shihni qĂ« teknologjitĂ« e reja zakonisht ndryshojnĂ« pjesĂ«marrjen? Cilat janĂ« mundĂ«sitĂ« dhe cilat janĂ« kĂ«rcĂ«nimet? ‱ ÇfarĂ« ndikimesh/ndryshimesh keni parĂ« pĂ«r shkak tĂ« tĂ« rinjve qĂ« marrin pjesĂ« nĂ« proceset konsultuese? A mendoni se tarifat dhe/ose format kanĂ« ndonjĂ« lidhje me ndryshimet qĂ« po ndodhin apo jo? Ju lutem shpjegoni. Jepni shembuj. ‱ Si mund tĂ« ndryshojnĂ« tĂ« rinjtĂ« mĂ«nyrĂ«n e funksionimit tĂ« proceseve pjesĂ«marrĂ«se/konsultative?

33


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
STUDIM KRAHASUES by Refresh Your Life - Issuu