VIJA | 39 | LINE

Page 1


Itali: Në tokën Praetutii. Gjurmët e fundit të transhumancës

Rumani: Sistemi i mbarështimit të deleve bazuar në transhumancë

Shtegëtimi i bagëtive në kullotat e Shqipërisë dhe harta e transhumancës së vitit 1943

Brezi i artë i profesionistëve patriotë në

Shqipërinë e Luftës së Dytë Botërore

Komunitetet malore në

mbështetje të transhumancës në Alpet e Shqipërisë

Shtigje bari

dhe shkëmbi: Ekspozitë mbi Transhumancën europeane

T oka që për mijëvjeçarë është përshkuar nga kalimi i kopeve imponuese të deleve që drejtoheshin përgjatë kilometrave rrugë (tratturi) drejt Puglia-s ose fshatit romak, Abruzzo, një rajon në Italinë qendrore midis zemrës së Apenineve dhe Detit Adriatik, ka ruajtur në një mënyrë tashmë në zbehje, praktikat e mbarështimit të blegtorisë dhe transhumancës, regjistruar në territorin e Abruzzo-s që nga shekulli II para Krishtit. Në kohët e sotme, rrugët e mëdha të transhumancës që i mbanin barinjtë dhe kopetë e tyre në zhvendosje të gjata dhe të lodhshme në këmbë, kryesisht drejt Tavoliere delle Puglie ose frashtrat bujqësorë të fushës së Lazio-s, nuk përshkohen më, dhe shumë shtigje janë madje të pakalueshme. Rrugët që sot shohin kope të zvogëluara delesh në shtegëtimin e tyre për të arritur kullotat e gjelbra ku ato rrijnë midis pranverës dhe vjeshtës janë shumë më të shkurtra, dhe përfshijnë qëndrime në zona kodrinore ose male të vogla në lartësitë më të arritshme të Apenineve. Si pjesë e projektit europian “Tramontana”, Shoqata LEM-Italia (www.associazionelemitalia.org) ndoqi një rrugë të shkurtër transhumance mes provincave të Teramo-s (Abruzzo) dhe Ascoli Piceno (Marche). Në pjesën verilindore të Abruzzo-s, një zinxhir malesh ranore vepron si ndarës natyror midis kufijve të 3 rajoneve (Marche, Abruzzo, Lazio) dhe 4 provincave (Ascoli Piceno, Teramo, L’Aquila, Rieti). Këto janë Monti della Laga, një nga masivët më të lartë të Apenineve. Në skajin e tyre ndodhen Malet Binjake: Montagna di Campli dhe Montagna dei Fiori, të ndara nga njëri-tjetri nga grykat e lumit Salinello. Janë vetëm disa kilometra në vijë ajrore nga Monte Girella, një nga majat e Montagna dei Fiori, ku presim mbërritjen e kopesë së Battista Caterini-t, në rrugën për në Macchia da Sole, një fshat i komunës Valle Castellana, në provincën Teramo. Valle Castellana numëron diçka më shumë se 800 banorë të shpërndarë në një territor të gjerë në Parkun Kombëtar Gran Sasso dhe Monti della Laga. Deri në vitet ’60 të shekullit të kaluar, ajo krenohej me gjallërinë e blegtorisë së rreth 65,000 deleve, ndërsa sot kanë mbetur vetëm disa barinj, kopetë e të cilëve arrijnë në afro 10,000 krerë.

2022. Tufa shuan etjen në lumin Salinello, Itali. Photo: Silvia Pallini

vijon nga faqja 1

Në këto anë, ndryshe nga qendrat e tjera të rëndësishme të blegtorisë në Abruzzo, shtegëtimi i bagëtive kryhej përgjatë dy rrugëve, ose veri-perëndim në territorin e Amatrice-s (Lazio) ose verilindje në territorin e provincës Piceno të Marche-s. Battista ka zgjedhur të përqafojë profesionin e ushtruar nga babai, gjyshi dhe stërgjyshi i tij, duke vazhduar të ndjekë të njëjtin shteg transhumance në krye të kopesë së tij prej një mijë delesh në kodrinat, kodrat dhe fushat e mjaft vendeve fare pranë provincës së Teramos. Në kohën e paraardhësve të tij, kopeja nisej nga lokaliteti i njohur si “Le Canavine” në fshatin Macchia da Sole, një vend që tani është i pabanuar. Këtu Battista ruan shtëpinë e të atit, ku bën djathë delesh ndërsa tufa e tij mbërrin disa ditë pas nisjes nga stalla në Sant’Egidio alla Vibrata (Teramo) dhe pasi ka kaluar nëpër disa qyteza në provincën e Ascoli-t, Piceno, e nga ku kthehet duke ndaluar një natë në Civitella del Tronto. Nga këtu, niset përsëri të nesërmen për një udhëtim gjashtëorësh përgjatë gjurmës të përshkuar nga përroi Salinello, duke arritur në Canavine, ku kafshët rigjallërohen falë bollëkut të kullotave, përpara se të nisin pjesën e fundit të ngjitjes që do t’i çojë në Monte Girella (1814 m), ku do të qëndrojnë për rreth dyzet ditë përpara se të zbresin përsëri në Macchia da Sole. Ky shtegëtim është 110 km i gjatë. Kopeja e deleve shoqërohet nga një duzinë qensh stani dhe një djalë i ri maqedonas që punon gjatë kësaj stine me Battistën. Battista ndjek kopenë në një kamion me të cilin transporton bidonat

për të mbledhur qumështin e mjelur me dorë gjatë këtij shtegëtimi. Ai është një nga barinjtë e fundit të Valle Castellana. Me keqardhje, me keqardhje ai pranon se nuk sheh të ardhme për blegtorinë derisa nuk ka ndërrim brezash. Vazhdimi i këtij zanati është bërë i vështirë edhe për të, edhe pse vjen nga një familje barinjsh me një biznes tashmë të ngritur. Mes vështirësive ekonomike, detyrimeve burokracite dhe kufizimeve shëndetësore dhe mjedisore, blegtoria është bërë shumë më e ndërlikuar se në të kaluarën, e kufizuar dhe e përkeqësuar nga neglizhenca e vazhdueshme dhe shpërblimet modeste. Kjo gjendje nuk i inkurajon të rinjtë të nisin një jetë me sakrifica dhe angazhim të vazhdueshëm, pasi natyra dhe nevojat e kafshëve nuk njohin ditë pushimi. Perspektiva - rënia e këtij profesioni shkon paralelisht me fatin e shpopullimit të këtyre zonave. Me perëndimin e blegtorisë do të merrte fund edhe transhumanca në mënyrat dhe shtigjet e zgjedhura historikisht nga familjet vendase. Për Battistën, ecja në gjurmët e shtigjeve të shkelura nga paraardhësit është një akt përkujtimi, por edhe rezistence për t’i dhënë kësaj vepre dinjitetin dhe cilësinë që meriton, pasi është ndërtuar mbi shekuj tradite dhe mbi një ekuilibër të domosdoshëm midis njeriut dhe natyrës.

Përpjekjet e kahershme të mjaft nismave private dhe institucionale për formalizimin e grupeve komunitare të njerëzve që mbajnë gjallë shtegëtimin e bagëtive në Alpet Perëndimore të Shqipërisë, mblodhën në fund të Qershorit në Lëpushë të Kelmendit, barinj të brezave dhe gjinive të ndryshme, organizata të shoqërisë civile që aktivizohen prej kohësh në këtë rajon, si dhe përfaqësues të organizatave ombrellë nga bota me fokus transhumancën. I thirrur dhe koordinuar veçanërisht nga antropologia Martine Wolff në kuadër të organizatës “Vlerat Baritore” dhe me mbështetjen e organizatës GO2Albania, takimi pati mysafirë edhe nga shqiptarët e Malit të Zi. Në takim ishte edhe Hasrat Arjjumend, presidenti i organizatës “Grassroots Institute” me qendër në Kanada, njëkohësisht bashkëkryesues i RISGCentral Asia Mongolia dhe anëtar në RISG-Europe. Ndërsa blegtoria tradicionale dhe veçanërisht transhumanca është në ditët e saj të vështira kudo në botë, për shkak të prirjeve globaliste – fuqisë së madhe tërheqëse të metropoleve dhe ndryshimit drastik të mënyrës së jetesës të ndikuar nga zhvillimi marramendës i teknologjisë së komunikimit - në Alpet Perëndimore ka ende shpresë për vazhdimësinë. Modeli i dy djemve nën 18-vjeç, të cilët treguan pasionin dhe dëshirën që i shtyn të dalin në bjeshkë gjatë verës – ishte frymëzues për të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim komunitar. Barinjtë e rinj treguan se në stanet e Alpeve Perëndimore ka edhe të rinj të tjerë që duan ta trashëgojnë mbarështimin e bagëtive si një profesion i të parëve, por edhe sepse janë të vetëdijshëm për vlerën e kësaj trashëgimie dhe të produkteve të bylmetit që nxirren në bjeshkë. Mirëpo pavarësisht këtyre vlerave, disa prej barinjve i mundon mungesa e tregut, që duket se vjen si pasojë e mungesës së infrastrukturës, por edhe të marketimit agresiv të industrisë ushqimore.

vijon në faqen 4

*) Fis pararomak që jetonte në Italinë qendrore (shënim i përkthyesit).
Silvia Pallini Shoqata LEM-Italia (Lingue d’Europa e del Mediterraneo)
Lëpushë, Kelmend, 22 Qershor 2025. Takimi me komunitetin e barinjve. Foto: GO2
2022. Tufa e Battista Caterini-t në Macchia da Sole, Lugina Castellan, Itali. Foto: Silvia Pallini
2022. Shtegëtimi i tufës nga
lumi Salinello River në rrugën SP 52 drejt Macchia da Sole, Itali. Foto: Silvia Pallini
Intervistë me bariun Battista Caterini (italisht)

Autor: Romulus Vuia. Zotërues: Muzeu Etnografik i Transilvanisë.

Sistemi rumun i mbarësdhtimit të deleve, i bazuar në trnashumancën, u shfaq rreth shekujve XIV dhe XV në pak fshatra të Transilvanisë, për shkak të zhvillimit të fabrikave të pëlhurave në zonën përreth, e cila u kolonizua nga gjermanët që nga mesi i shekullit XII1)

Sistemi karakterizohej nga verimi i bagëtive në kullotat alpine të Karpateve të marra me qira, si dhe nga dimërimi i tyre në fushat breglumore - larg nga zona e verimit (në bregun e majtë të Danubit) dhe mjaft larg nga vendbanimet e barinjve. Këto ishin zona me dimra më të butë që u lejonin deleve kullotjen në natyrë, pa pasur nevojë për ushqim të përgatitur. Rritja e shpejtë e kërkesës për lesh në Transilvani dhe krijimi i një tregu të madh për delet në rajonin e Danubit pas pushtimit afatgjatë të bregut të tij të djathtë nga turqit, nxiti rritjen e numrit të krerëve dhe ky dimërim u bë i domosdoshëm dhe veçanërisht efektiv. Gjatë këtij sistemi, në pranverë dhe në vjeshtë, tufat kullosnin duke kaluar nëpër një zonë të huaj bujqësore, ndërmjet fushës dimërore dhe malit të verimit, rrugëve të shkelura nga brezat dhe të pranuara nga vendasit, sipas zakonit. Shoqëritë baritore përbëheshin ose nga disa pronarë me nga 70-100 krerë dele, ose nga dy-tre pronarë

me më shumë se 500 krerë. Në rastin e parë disa nga pjesëtarët i mbanin vetë tufat, ndërsa në rastin e dytë, pronarët e tufave punësonin barinj, të cilët merreshin ekskluzivisht me shitjen e produkteve. Gjithashtu disa pronarë kishin mjaftueshëm dele për të organizuar një tufë të tyren. Zakonisht një tufë delesh që shtegëtonte përbëhej nga 2000-3000 krerë dhe gjatë verës ndahej në tre grupe që mbikëqyreshin veçmas. Duke pasur parasysh numrin e madh të krerëve dhe shpërndarjen e tyre në hapësirë, një tufë e tillë kishte nevojë për një numër të madh dhe të specializuar njerëzish.

Ndërtimet në shërbim të blegtorisë kishin një strukturë të veçantë, të madhe, komplekse (ndërtesat e drunjta ku bëhej djathi kishin dy-tri dhoma) dhe të qëndrueshme në verat malore, por ato sajoheshin në periudhën ndërmjet shtegëtimeve.

Inventari i baxhove të deleve ishte i pasur dhe i larmishëm (në këtë mjedis doli crinta për shtypjen e djathit), me teknika për nxjerrjen e produkteve të qumështit, teknika për ruajtjen dhe konservimin e tyre i përgjigjeshin nevojës për nxjerrjen e produkteve me cilësinë më të mirë, të afta për të përballuar transportin në distanca të largëta, me synim marketimin.

1) BUCUR, Corneliu. 1978. “Invarianţă şi variabilitate în păstoritul tradiţional”, in Anuarul Muzeului Etnografic al Transilvaniei, vol. X, pp. 125–146.

Mjalja e deleve në malin Țibleș, Rumani. Arkivuar më 1941. Zotërues: Muzeu Etnografik i Transilvanisë.
Tufë delesh. Foto e shkrepur më 1921
Păpușa, Mali Retezat, Rumani. Arkivuar më 1923.

Transhumanca mesjetare në veri të Danubit përcaktoi zgjerimin e kullotave alpine dhe zhvillimin ekonomik të fushave breglumore përgjatë Danubit dhe tokës së gjerë e të pakultivuar të Principatës së Vllahisë. Në lëvizjet e tyre gjatë pranverës dhe vjeshtës, tufat shtegëtuese ndihmuan në parandalimin e ripyllëzimit dhe plehëruan spontanisht tokën. Në të njëjtën periudhë historike, shtegëtimi i bagëtive krijoi kapitalin e parë

fshatar dhe shtresën e parë të grave sipërmarrëse në Rumaninë rurale. Që nga shekulli XVII, barinjtë transilvanianë që shtegëtonin themeluan, me kërkesën e princave të Vllahisë, shumë fshatra në jug të Karpateve, duke ndikuar ndjeshëm në strukturën demografike dhe socio-ekonomike të këtij rajoni. Ata luajtën të njëjtin rol demografik edhe në Dobruja, pas përfshirjes së kësaj province në shtetin rumun në vitin 1877.

Një tjetër problematikë shqetësuese për barinjtë pjesëmarrës në takim ishte edhe shpërndarja jo e drejtë e subvencioneve për blegtorinë, pasi legjislacioni aktual*) favorizon fermat e mëdha, duke përjashtuar blegtorët e tufave të vogla – dmth ekonomitë familjare të zonave rurale, në fushë apo në mal. Mbështetja financiare për përmirësimin e kushteve në stane, është gjithashtu e dëshiruar nga fermerët qoftë në formën e subvencioneve, qoftë të granteve.

Duke iu bashkuar diskutimit të barinjve dhe pjesëmarrësve të tjerë, përfaqësues të organizatave znj. Wolff, z. Arjjumend etj., vlerësuan ruajtjen e traditës së shtegëtimit të bagëtive në Alpe, e të blëgtorisë tradicionale në përgjithësi, por iu bënë thirrje barinjve që të bashkohen për ta çuar më tej kauzën e tyre. Më tej u hodhën ide rreth aktiviteteve që do të mund të organizohen në këtë zonë në kuadër të Vitit Ndërkombëtar të Kullotave dhe Blegtorëve 2026.

Në mjediset ku u zhvillua takimi ishte hapur edhe një ekspozitë fotografike me aspekte të transhumancës në Alpet Shqiptare në ditët e sotme – mundësuar nga shoqata “Vlerat Baritore”, si dhe me fotografi historike nga shtegëtimi i

Lëpushë, Kelmend, 22 Qershor 2025. Takimi me komunitetin e barinjve. Foto: GO2

bagëtive në Shqipëri gjatë shekullit të kaluar – mundësuar nga organizata GO2Albania.

Në kuadër të së njëjtës vizitë të përfaqësuesit të shoqatës “Grassroots Institute”, u zhvillua një takim i dytë në Koplik, kryeqendra administrative e Bashkisë Malësi e Madhe. Në këtë takim të zgjeruar me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të pushtetit vendor, u diskutua më konkretisht mbi mekanizmat ligjorë që duhen ndërmarrë për të sigurua mbështetje financiare për komunitetet malore. Nga përfaqësuesit e organizatës GO2Albbania u soll në vëmendjen e pjesëmarrësve ligji “Për Paketën e Maleve”, i cili – sikurse u tha – krijon pasiguri për komunitetet sidomos sa i takon përdorimit të kullotave malore të veriut të Shqipërisë. Ndërkohë, pjesëmarrës të tjerë në takim pohuan se problemet sociale me të cilat përballen barinjtë shtegtarë të transumancës janë të njëjta si për kolegët e tyrë në mbarë botën. Megjithatë, nga të gjithë të pranishmit u pranua domosdoshmëria e aplikimit të skemave mbështetëse që praktikohen në disa vende europiane në favor të transhumancës. Theksi u vu gjithashtu mbi rëndësinë e avokimit për të drejtat baritore mbi kullotat, kur këto të fundit janë brenda zonave të mbrojtura, si është rasti i bjeshkëve të Kelmendit brenda Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”.

*) Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, “Udhëzim nr. 1, datë 11.2.2022 Për kriteret, procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural (ndryshuar me udhëzimin nr. 4, datë 18.3.2022, nr. 7, datë

Një ekspozitë ndërkombëtare mbi transhumancën, e bashkëprodhurar nga Bambun APS, PanSpeech dhe Binaural Nodar, u hap në Schnals / Senales (Tirol i Jugut, Itali) dhe Castro Daire (Viseu Dão Lafões, Portugali), në bashkëpunim bashkitë përkatëse. Ekspozita me titull “Shtigje bari dhe shkëmbi. Forma të blegtorisë lëvizëse në Evropë”, e kuruar nga Luís Costa dhe Gianfranco Spitilli, trajton temën e gjerë të blegtorisë lëvizëse, ku transhumanca përbën ndër praktikat më të pranishme. Kjo hapësirë ofron një shqyrtim bashkëkohor të transhumancës, një realitet i përbashkët për të gjithë kontinentin evropian, përmes materialeve kërkimore vizuale dhe zanore nga tetë vende të ndryshme (Portugali, Spanjë, Francë, Itali, Austri, Poloni, Rumani dhe Shqipëri), të ofruara nga partnerët e rrjetit Tramontana: Binaural Nodar, Audiolab, Numériculture Gascogne, Eth Ostau Comengés, Bambun APS, La Leggera APS, LEM-Italia, ORMA, GO2 Albania dhe Akademia Profil. Që nga viti 2019, transhumanca është përfshirë në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s, duke i shtuar listës edhe vende të tjerë me këtë praktikë dhe është kështu e lidhur me një strukturë të gjerë shoqërore dhe mjedisore evropiane, në përputhje me aspiratat e Konventës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, duke inkurajuar një dialog të gjerë në emër të respektit për diversitetin kulturor dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mes popujve dhe rajoneve. Ekspozita u realizua me mbështetjen e Ministrisë Italiane të Kulturës, përmes projektit PNRR të Bashkisë së Senales, për rigjenerimin e vendeve të vogla kulturore, të trashëgimisë kulturore, fetare dhe rurale, të financuar nga programi i Bashkimit Evropian NextGenerationEU. Gjithashtu, bashkëpunim për këtë realizim ishte projekt Tramontana, bashkëfinancuar nga programi Europa Krijuese, Shkolla e Lartë e Arteve dhe Dizajnit të Caldas da Rainha (Portugali) dhe qendra e saj kërkimore LiDA, Universitetin e Aveiros (Portugali) dhe qendra e tij kërkimore ID+, Universiteti i Molises dhe qendra e tij kërkimore Biocult, si dhe projekti PRIN Wildebate – Bashkëjetesa, fërkimet bio-kulturore dhe blegtoria në zonat e mbrojtura, Universiteti i Teramos, Instituti Qendror për Katalogimin dhe Dokumentimin në Romë, Muzeu Etnografik i Transilvanisë (Rumani) dhe projekti Itinerare Dixzitale. Projekti është bashkëfinancuar gjithashtu nga Drejtoria e Përgjithshme për Artet (Portugali) dhe nga Bashkia e Castro Daire (Portugali).

vijon nga faqja 2
2009. Matja e sasisë së qumështit të deleve para mbledhjes së kopesë, Cămărașu, Rajoni i Cluj, Rumani. Foto: Ileana Benga.

Koplik

Bilal Golemi (1899-1955)

Vasfi Samimi (1908-1991)

Ilia Panariti (1904-1986)

Në mesin e Luftës së Dytë Botërore, kishte ende njerëz që përpiqeshin të bënin detyrën e tyre ndaj vendit, si patriotë – dhe ndaj shkencës, si profesionistë. Është fat që njerëz të tillë nuk i kanë munguar asnjë kulture dhe kombi - përfshi Shqipërinë, atëherë një vend pothuajse krejt agrar. Pesha e madhe që zinte bujqësia dhe blegtoria në ekonominë kombëtare të gjysmës së parë të shekullit XX, diktoi domosdoshmërinë e kualifikimit të një brezi teknicienësh të devotshëm për të kontribuuar në përparimin e këtyre dy drejtimeve. Të tillë ishin sidomos Vasfi Samimi (Visoka), e me radhë Ilia Mitrushi Panariti, Selim Zyma, Dalip Zavalani, Jovan Adham, Grigor Vavako, Kadri Vrioni, Myslim Ballhysa, Naum Vreto, Fadil Drenova, Isuf Allamani, Jakov Milaj, Petrit Zenelhoxha, Gaqo Tashko, Kolë Kiri etj., pa harruar të idealistin Bilal Golemi. Të shkolluar në universitetet më të mira europiane të kohës, ata zgjodhën të ktheheshin dhe të kontribuonin në Shqipëri. Shumë prej tyre studiuan pa bursë nga shteti shqiptar, e madje disa u persekutuan nga shteti i mbretit, i pushtuesit – e më vonë - i diktatorit. Megjithatë përmes angazhimit në krye të fermave, instituteve, laboratorëve, drejtorive, ministrive, reformave apo revistave përkatëse ata i dhanë drejtim problemeve specifike me të cilat ndeshej Shqipërisa e mesit të Luftës së Dytë Botërore, që nga mungesa e teknikës dhe teknologjisë e deri te mentaliteti i bujkut dhe blegtorit, duke lënë pas një trashëgimi të vyer tashmë jo vetëm për botën agrare, por edhe për kulturën shqiptare.

Shkodër

Lesh

Krujë

Dukagjin

Malcija e Tropojës

Pukë

Mirditë

Burrel (Mat)

Shijak

Durrës

Lushnje

Fi

Kavajë er

Peqin

Tiranë

Mallakastër

Vlorë

Himarë

Kukës

Lumë

Peshkopi

Zerqan

Elbasan

Gramsh

LEGJENDË

Kufi shtetëror

Kufi prefekture

Kufi nënprefekture

Shtegtim i njëanshëm

Shtegtim i anasjellshëm

Shtegtim i rastshëm (pak i rëndësishëm)

Krahina pa shtegtime

Pogradec

Korçë Bilisht

Berat

Tepelenë

Kurvelesh

Skrapar

Pëmet

Gjinokastër

LIbohovë

Sarandë Delvinë

Konispol

Leskovik

Harta e transhumancës në Shqipëri, 1943. Përgatitur nga GO2 Albania, sipas origjinalit të botuar në studimin e Dr.Ilia Panaritit, në revistën “Buletini Teknik”, nr. 2, Shtator 1943

Si një homazh ndaj këtij kontributi, gazeta VIJA sjell këtë numër një përmbledhje të shkurtuar të studimit “Kullotat tona” të autorit Ilia M. Panariti (1904-1986), botuar në numrin 2 (Shtator 1943) të revistës “Buletini Teknik”, që drejtohej nga Vasfi Samimi (Visoka) dhe dilte si organ i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve . Ndonëse Dr. Panariti njihet sidomos për kontributin themeltar në botanikë dhe se angazhimi i tij në shkencën e re shqiptare deri në mesin e viteve ’80 të shekullit XX, ne do të ndalemi në njërin nga studimet e tij të para, të realizuar në kushtet e një mungese të madhe të dhënash. Bëhet fjalë për një studim të organizuar në 4 kapituj (pjesë), me një total prej 72 faqes, shoqëruar me tabela e diagrama të shumta, si dhe harta e foto. Në parathënie, pasi thekson rëndësinë e blegtorisë për një ekonomi si ajo e Shqipërisë së mesit të Luftës së Dytë Botërore, Dr. Panariti nuk vonon të kritikojë mentalitetin e gabuar të mosndërhyrjes së njeriut në përmirësimin e kullotave. Të njëjtën qasje kritike ai ka gjithashtu dhe importimin e racave të huaja të kafshëve, pa bërë më parë studimin e kontekstit vendor, e sidomos të kapaciteteve profesionale të fshatarëve shqiptarë në atë kohë. Më tej, pjesa e parë vazhdon me një panoramë të përgjithshme të pasurive natyrore të Shqipërisë, duke sjellë gradualisht statistika për aspekte të shumta të ekonomisë blegtorale. Në zërin “Kullotat në dritën e shifrave”, jepet kjo pasqyrë:

“Sipërfaqja e Shqipnis së para-luftës kapet në 28748 kilometra katrore ose 2874836 hektarë e ndarë si ma poshtë:

Sipërfaqe mosprodhonjëse

rrugë, shkambinj, sherranda, shtëpi etj.

Më tej, autori ofron një tjetër tabelë të dhënash, këtë herë me qëllim krahasimi të sipërfaqes (në vlerë absolute dhe në përqindje) së kullotave të Shqipërisë me atë të disa vendeve europiane:

Shteti Sip. e përgjithshme (hektarë)

Duke bërë krahasimin mes Prefekturave (atëherë Shqipëria ndahej në 10 të tilla), autori konstaton se Gjirokastra dhe Vlora kanë sipërfaqen më të madhe të kullotave, ndërsa Shkodra dhe Durrësi kanë sipërfaqen më të vogël. Në fund, Dr. Panariti tregon për kategoritë e kullotave, të cilat për nga kriteri i sasisë së barit të thatë për hektar (nga 15 deri në 0,5 kuintalë për hektarë), janë tri: të mira, gjysëm të mira dhe të dobëta. Këtu ai kritiko përsëri mosmirëmbajtjen e kullotave, duke dhënë shifrat e sasisë së përgjithshme të çdo lloji bagëtie që ushqehet me bar në Shqipëri përballë gjendjes fizike dhe rendimentit të ulët të këtyre bagëtive në atë kohë. Në pjesën e dytë, autori ndalet më gjerësisht në dy ndarjet e mëdha të kullotave: të përhershme dhe të përkohshme, duke u fokusuar me radhë te secila. Meqenëse ky shkrim po përmblidhet shkurtimisht në gazetën VIJA në kuadër të transhumancës, ne do të ekstraktojmë vetëm fragmente për kullotat e përhershme të cilat janë të shfrytëzueshme nga tufat shtegëtare.

Sipas Dr. Panaritit, kullotat e përhershme janë verore (në male) dhe dimërore (në fusha). Në nivel kombëtar, Shqipëria e vitit 1943 kishte këto kullota verore:

*) Tabelë e hartuar nga Gazeta VIJA, sipas shifrave të dhëna nga Dr. Panariti

Pasi jep disa detaje për kullotat e mësipërme, dr. Panariti përmend shkurt edhe kullotat kodrinore, për t’u ndalur më gjerësisht te kategoria tjetër e madhe e kullotave: atyre dimërore, në fusha.

Kullotat dimërore të Shqipërisë më 1943**

të Sipërfaqja (ha) Bagëti (krerë) Bagëti të ardhura (krerë)

Konispolit 18 500 70 000

14 100 40 000

Ndëkohë që pjesa e dytë e studimit mbyllet me kullotat e përkohshme, pjesa e tretë i kushtohet ekonomive kullosore. Duke cituar një studim të Dr. Dalip Zavalanit të botuar në një revistë gjermane në vitin 1938*), Dr. Panariti pranon ndarjen e këtyre ekonomive në 4 kategori, si dhe identifikon zonat tipike të secilës kategori, që sipas tij janë:

Tepelënës 8 500 - Gjirokastra, Korça

Vlorës 54 000 159 000 20 000

Beratit - 115 000

Fierit 15 000 45 000 20 000 Skrapari, Korça

Lushnjës 29 000 130 000

Mallakastrës 17 000 80 000

Elbasanit 33 000 135 000

Peqinit 25 000 65 000 10 000 Elbasani

Gramshit 2 300 15 000

Durrësit 5 300 - 4 000 Tirana

Kavajës 14 000 - 20 000 Martaneshi, Dibra, Luma

Shijakut 13 000 45 000 10 000 Malësia e Tiranës, Luma

Krujës 9 500 24 000 5 000 Prefekturat afër

Tiranës 13 000 17 000

Shkodrës 17 000 82 000

Koplikut 12 000 35 000

Lezhës 12 300 25 000

Mirditës 8 000 -

**) Tabelë e hartuar nga Gazeta VIJA, sipas shifrave të dhëna nga Dr. Panariti

*) Dalib Zavalani, “Die Landwirtschaftlichen Verhältnisse Albaniens”, në “Berichte über Landwirtschaft”, 140, P. Parey, 1938 Kullotat verore të Sipërfaqja (ha) Bagëti (krerë)

• Ekonomi Kullosore pa shtegëtime nuk ka stane: Sulovë, Ishëm, Peqin, Mallkastër, Fushë-Krujë, Belsh etj

• Ekonomi Kullosore me shtegëtime lokale: Mirditë, Pukë, Gramsh, Malësi e Krujës etj

•Ekonomi Kullosore me shtegëtime të gjata, me përfaqësuese të denja kelmendasit në veri të Shqipërisë, Lumën në verilindje e më poshtë – Bërzheshtën në lindje, si dhe Vrugun në jug. Ndonëse më e hershmja e këtyre ekonomive është Kelmendi, më e fuqishmja është ajo e Vrugut të Delvinës.

•Ekonomi Kullosore e lirë, tipike për zonat bregdetare dhe kënetore të Shqipërisë së atëhershme, si Lëzha, grykëderdhja e Bunës, Divjaka, Myzeqeja, Kryevidhi e Fushë-Kruja, por edhe ato liqenore si Maliqi,

Nisur nga e gjithë kjo panoramë e shtrirjes dhe gjendjes së blegtorisë në Shqipëri, Dr. Panariti e shoqëron studimin e tij me hartën e shtegëtimeve të bagëtive, që sot njihet si transhumancë. Duke iu referuar pikërisht këtij termi, mund të thuhet se ekonomitë kullosore me shtegëtime lokale bëjnë pjesë në transhumancën horizontale, ndërsa ekonomitë kullosore me shtegëtime të gjata janë ata çka sot quhet transhumancë vertikale.

Pjesën e katërt dhe të fundit, autori ia kushton shqetësimit të parashtruar që në parathënien e studimit: përmirësimit të kullotave. Pasi tregon se shkaqet kryesore të rrënimit të kullotave janë shpyllzimi, kullotja e tepruar dhe zjarret, Dr. Panariti parashtron një listë metodash dhe veprimesh që duhen marrë për përmirësimin e tyre, duke dhënë edhe shpjegimet përkatës. Ja disa: Ndërhyrjet për përmirësimin e kullotave:

1. Rregullimi i shfrytëzimit të kullotave; 2. Vetëveshja me bar e kullotave; 3. Rimbjelljet me farë; 4. Shlodhja e kullotave; 5. Pajisja e kullotave me ujë; 6. Pajisja e kullotave me ngrehina (stalla, vathë, baxho, mashtëna për ruajtjen e barit, gropa plehu etj); 7. Pajisja e kullotave me lugje; 8. Pastrami i kullotave nga gurët; 9. Luftimi i bimëve të dëmshme; 10. Përmirësimi i florës; 11. Plehërimi organik i kullotave; 12. Plehërimi kimik i kullotave; 13. Ujitja e kullotave; 14. Pajisja e kullotave me rrugë; 15. Veshja e kullotave me drunj mbrojtës; 16. Krijimi i livadheve afër staneve; 17. Ndarja e kullotave në pjesë-pjesë; 18. Vepra sistemi hidraulik; 19. Vepra sigurimi ndaj rreziqeve natyrore (orteqet, shembjet, rrëshqitjet, 20. Personeli për ruajtjen e kullotave; 21. Masat shtetërore për përkrahjen dhe përmirësimin e kullotave.

Në mbyllje të studimit, Dr. Panariti, që atëherë ushtronte detyrën e Inspektorit Epror në Ministrinë e Bujqësisë, është mjaft realist jo vetëm kur evidenton dhe kritikon dukuri, praktika dhe mentalitete të gabuara të realitetit të atëhershëm shqiptar, por edhe kur shpreh bindjen se pa mbështetjen dhe ndërhyrjen e shtetit, sektori i blegtorisë, e në veçanti kullotat, nuk mund të mirëmbahen. Sa i takon ndërhyrjeve, ai propozon ligje të posaçme, por edhe mbështetje teknike dhe financiare të shtetit për këtë sektor, sepse “vetëm kështu mund t’i mërrihet qëllimit”.

Nr. 39, Shtator 2025

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.